Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Prishtinë shënohet Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Hovenier: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas

Gazeta10
26 August 2024 - 20:13

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë  të Ukrainës, që u mbajt sot në Bibliotekën e Prishtinës.

Hovenier deklaroi se SHBA qëndron në mbështetje të pavarësisë së Ukrainës dhe me qëndrushmërinë e popullit ukrainas.

Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e popullit të Ukrainës. Dy vjet e gjysmë pas invazionit të plotë të Rusisë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.