
Albatros Rexhaj ne emisionin “Gallatë” me Arben Ahmeti, ka komentoi njohjen me kryeministrin Albin Kurti duke rrëfeyer se me të është njohur me rrethana jo fort miqësore.
“Ne kur jemi njoftu kemi qenë student, fillimisht kemi pas një njohje ka qenë korrekte në atë kohë ishte një lokal të cilit ja kam harru emrin, kemi nejt aty si student, e pastaj kanë linde ato dallimet ideologjike qe kanë ekzistuar dhe një kohë të gjatë nuk kemi fole. Kjo është fakt pastaj është tejkalu dhe unë kam një respekt të madh për të, për të arriturat e tij”, tha ai.
I pyetur se a ka dashni të mjaftueshme Albin Kurti sa për me arrit marrëveshjen përfundimtare me Serbinë , Rexhaj u shpreh se kjo pyetje është shumë serioze për të, por megjithatë ai shtoi se kryeministri është shumë atdhetar.
“Kjo temë është shumë serioze për mu, nuk mundem me thye parimin tim që e kam të mos komentoj. Unë kam pas debate të ashpra me njerëz që kanë pretendu që janë të vijës time ideologjike edhe unë tash e kam një prirje që njerëzit që më njohin thonë që Albatrosi është i drejt në gjykim, të gjitha mundë t’i themi por nuk mund të themi që kryeministri aktual nuk e do vendin e vet dhe nuk e do popullin e vet”, tha Rexhaj.
Tutja ai për Kurtin tha që është një atdhetar i madh dhe se nuk ka asi dilema dhe domethënë konponetin kryesor të dashurisë për atdheun ai e ka dhe e ka me tepricë.
“Tash nëse atdheu fillon meja kthye një cik dashurinë ma ndryshe mund të vijmë aty ku po thu ti”, përfundoi ai. /Gazeta10/