Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Në ‘vlugun’ e kërkimit të tij nga policia e Kosovës, Noizy njofton për koncertin e radhës

Gazeta10
05 August 2024 - 17:18

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Noizy është kërkuar me urdhër të Prokurorisë pasi i njëjti nuk është paraqitur për intervistim para organeve kompetente ashtu siç ka paralajmëruar avokati i tij.

Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Ndryshe, Noizy sonte do të performonte në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin. Megjithatë, ende njëjtë nuk ka vepruar klubi i natës në të cilin do të këndonte reperi.

Por, Noizy nuk është ndalë dhe ka njoftuar datën e koncertit tjetër i cili sipas tij do të mbahet më 7 gusht, në Sarandë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.