
Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, gjatë kësaj merkatoje pritet të largohet nga Empoli, por jo edhe nga Serie A.
Mediat italiane raportojnë se Bajrami është shumë pranë kalimit te skuadra tjetër italiane, Sassuolo.
Gjithnjë sipas mediave italiane, Bajrami në ditët në vazhdim pritet t’i kryejë testët mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar më i ri i skuadrës italiane.
Në garë për transferimin e Bajramit ishin edhe disa skuadra të tjera italiane, por tashmë duket se ai e ka gjetur ekipin e ri.
23-vjeçari u bë pjesë e Empolit që nga viti 2019, ku u transferua nga ekipi zviceran Grasschopers.
Që nga ardhje e tij te Empoli, ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç në repartin e mesfushës së kësaj skuadre.
Mesfushori ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të kombëtares së Zvicrës, por në nivelin senior ai vendosi të përfaqësonte kombëtaren Shqiptare.
Me “Kuqezinjët”, Bajrami ka debutuar në shtator të vitit 2021 dhe deri më tani ai ka zhvilluar 10 ndeshje me kombëtaren.