
Policia e Kosovës njoftoi se një person, nën kërcënim të armës ka grabitur sot një barnatore në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, shkruan reporteri .
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i dyshuari ka vjedhur një sasi të barnave të ndryshme dhe shiringa në vlerë prej 800 eurosh.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.