
Nëna e dëshmorit, Shaqir Krasniqi, Lushe Krasniqi nga Grabanica e Klinës kishte raportuar në Kanal10 para 5 muajve që çertifikata e djalit të saj kishte humbur dhe ajo kishte mbetur pa pensionin e saj.
“Në prill të këtij viti bëhen 20 muaj që unë nuk kam marrë pensionin e tij, jom kon në Qeveri në komunë por askush nuk më ka bo zgjedhje”, tha ajo.
Ajo tregon se Kanal10 ka qenë mbështetja e vetme për ta marrë prapë çertifikatën e humbur.
E sipas nënës së dëshmorit, çertifikata e Shaqir Krasniqit është gjetur nga djali i saj në komunën e Klinës, raporton Gazeta10.
Nga Shoqata e Veteranëve në Klinë kanë thënë se çdo gjë është në rregull sa i përket pjesë së atyre por vetëm mungesa e çertifikatë ka qenë problem./Gazeta10