Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nëna e djalit në gjendje të rëndë emocionale”- Flet daja i 4 vjeçarit që humbi jetën në kanal (VIDEO)

Gazeta10
23 May 2023 - 16:24

Daja i 4 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në kanalin e Ibër Lepencit ka treguar se si kishte ndodhur e tërë ngjarja, raporton Gazeta10.

Sipas tij, derisa fëmija kishte qenë duke u kujdesur për bagëtitë së bashku me djalin e halles së tij, kishin shkuar disa metra larg shtëpisë, afër kanalit ku ai kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte ra.

“Fëmija kishte dal për tu kujdesur për bagëtitë së bashku me djalin e hallës së tij, kishin shkuar afër kanalit të Iber Lepencit dhe djali kishtë rrëshqitur dhe kishe rënë, motra është në gjendje të rëndë emocionale”, shtoi ai.

4-vjecari kishte rënë në kanalin e Iber Lepencit ditën e djeshme derisa ishte duke i ruajtur bagëtitë bashkë me një familjar të tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.