Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Nëna vazhdimisht po thotë faleminderit”- vëllai i Liridonës me mesazh domethënës pas marshit protestues

Gazeta10
05 December 2023 - 22:28

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj, e cila dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka reaguar pas marshit të sotëm në Prishtinë, ku u bë thirrje për drejtësi për gratë e vrara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ademaj ka shprehur mirënjohjen e gjithë familjes për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën.

Ai është shprehur se ditët po bëhen edhe më të vështira, por që presin drejtësi të shpejtë dhe profesionale.

“Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, thuhet në reagimin e familjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.