Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq emërohen zëvendësministra nga Kurti (FOTO)

Gazeta10
14 January 2023 - 11:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Stanojeviq, Zëvendësministër për Ekonomi, si dhe z. Lazar Raduloviq Zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta10.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.