Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkalimet “milionëshe” që s’i shkelë këmbë njeriu

Gazeta10
17 January 2024 - 19:49

Janë shpenzuar qindra mijëra euro për ndërtimin e tyre, por tri nënkalime në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë askujt nuk po i hyjnë në punë.

Megjithëse, shteti i ka ndërtuar, por ata tashmë kanë mbetur krejtësisht në harresë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Brenda tyre nuk ka këmbë që mund të shkelë, për shkak të ujit, baltës e gjendjes së rënduar të tyre.

E disa kilometra nga këtu edhe nënkalimi tjetër është në gjendje të njëjtë.

E përfaqësuesja e fshatit Mazgit,XhemileKrasniqi thotë për Kanal10 se pamundësia e shfrytëzimit të nënkalimeve, po ua vështirëson çdo ditë jetesën banorëve të kësaj ane, raporton gazetqa10.

Madje, ajo thotë se si pasojë e kalimit të rrugës, kanë ndodhur edhe aksidente me fatalitet. 

Ajo thotë se që nga fillimi, ndërtimi i nënkalimeve nuk është planifikuar si duhet dhe menjëherë ato janë mbushur me ujë.

E në pamundësi të shfrytëzimit të nënkalimeve, qytetarët duhet të gjejnë alternativa tjera, të cilat janë shumë të rrezikshme. /Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.