Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkryetari i PDK-së në Pejë kujton mikun e tij, të vrarë pas një konflikti në Pejë

Gazeta10
08 September 2022 - 10:37

Nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, ka përkujtuar mikun e tij në një-vjetorin e vdekjes së tij, raporton Gazeta10.

Ai ka shkruar një kujtim emocional ku ka treguar për përjetimet e tyre të përbashkëta si dhe vendet ku janë shetitur.

“Një gjë është e sigurt se dhimbja dhe kujtimi per ty do te jene deri atëherë kur do të bëhemi bashkë përsëri”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në heshtje kam perjetuar dhimbjen gjithë këtë kohë, sepse u mësova të jetoj me të, por sot e asaj dite nuk po mund të pajtohem që ti nuk je në mesin tonë, e as nuk je me mua në kafet e mengjesit të ores 9:00 e as nuk je në takimet dhe aktivitetet tona të përbashkëta që i kishim të përditshme.

Tash një vit shoqëruesi im i përditshëm është dhimbja, edhe takimet dhe aktivitetet përveç shokëve që më shoqërojnë dhimbja është shoqëruesi im i rregullt, e cila po rritet në rastet kur po më duhet të shkoj në vendet ku ishim bashkë edhe pse tash një vit po mundohem ti shmangem të gjitha vendeve ku ne ishim bashkë sepse po e perjetoj rëndë.

Astrit ti nuk ishe thjeshte nje shoke i imi, por ishe pjese e familjes sime per me teper ishe kumbar i Treves tone.

Një gjë është e sigurt se dhimbja dhe kujtimi per ty do te jene deri atëherë kur do të bëhemi bashkë përsëri.

Pusho i qetë Titi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.