
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, në Ditën e Dëshmorëve ka bërë homazhe së bashku me përfaqësuesit shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe me shumë qytetarë.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ditë është e veçantë reflektimi për të gjithë që kanë përgjegjësi institucionale.
“Kjo ditë na kujton sakrificat më sublime të dëshmorëve për çlirimin e vendit dhe është ditë e veçantë reflektimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësi institucionale, njëkohësisht, kjo ditë na frymëzon edhe më shumë për të punuar për një jetë më të mirë për qytetarët tanë.”, ka shkruar ai./Gazeta10