Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhen kontratat për sanimin e rrëshqitjes së dheut në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Gazeta10
15 June 2026 - 14:39

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”.

Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës:
Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 €
Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 €
Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 €
Vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro.

Ky projekt adreson segmente që kanë kërkuar ndërhyrje të specializuara me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore.
Sipas planifikimeve, mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.