
Drejtori i shërbimeve publikë për komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci në lidhje direkte për emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10, bëri të ditur se është arritur marrëveshja për ndriçimin publik.
Brestovci tha se së shpejti pas përpilimit të planit, njësitë adekuale do të veprojnë në terren. Ai bëri të ditur se përmes formateve të vendosura do kursehet edhe energjia elektrike.
“Kontratën për ndriçim publik në Prishtinë e kemi nënshkruar. Sot kemi takim me kompaninë që e ka fituar këtë tender dhe do fillojmë me përpilu sot planin e menaxhimit. Që nga java tjetër jemi në aksion në shumë lagje të Prishtinës. Besoj dhe shpresoj që së shpejti do e kemi Prishtinën më të ndriçuar se kurdo herë më parë. Poçet elektrike që do vendosen tashmë janë LED ku do të kursehet energjia elektrike 60-70%” tha ai. /Gazeta10