Gazeta10

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet. Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta.

“E kemi rrezikshmërinë katërfish më të madhe se në perëndim. Përderisa në botë, në Gjermani në 100 mijë punëtorë llogaritet që mesatarisht vdesin dy punëtorë, tek ne në 100 mijë punëtorë vdesin tetë punëtorë. Kemi shifra jashtëzakonisht fatkeqe për neve që vetëm në tre-mujorshin e gjysmë të këtij viti, kemi nëntë raste që kanë pësuar me fatalitet dhe ka qenë një periudhë jo shume punuese. Cilat janë ato që neve më së shumti na prekin, nuk kemi kontrata serioze, nuk kemi trust serioz, në moment kur një punëtor lëndohet nuk kemi një institucion që e mbështet atë së paku derisa të përfundojë procesi i sëmundjes apo lëndimit”, deklaron Azemi për KosovaPress.
Azemi konsideron se Kosova nuk ka pse e feston 1 majin, ditën ndërkombë tare të punëtorëve.

“Të flasësh për festim është jashtëzakonisht një fjalë shumë e rëndë, pasi që ne këtu kemi vend për protestë, sepse duke e parë që pjesa dërmuese e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës punojnë sot për nesër dhe ne nuk e kemi mundësinë, nuk e kemi luksin që të festojmë. Të festojmë ne është si t’i biejmë murit me kokë, pasi që në shumicën e rasteve kemi mos-përputhje të asaj çka marrim dhe çka shpenzojmë. Duke u nisur nga ajo që kemi edhe punëtorë të larguar nga puna. Në këtë rast kemi 140 punëtorë për shkak të tekeve të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik i kemi jashtë vendit të punës së tyre”, shton Azemi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi thotë se nuk ka përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës.

Më tej, thekson se nuk ka rritje të pagës minimale e as sigurim shëndetësor.

“Situata e përgjithshme e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës karakterizohet me një ngritje jashtëzakonisht alarmante të çmimeve, të cilat ne i përdorim gjatë jetës tonë. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë çështje pandemike, çështje të ndryshme të cilat nuk kemi mundur me i përcjell me hap dhe pagat që i kemi. Gjendja sa i përket raportit të pagave që i kemi marrë dhe shpenzimeve që i kemi pasur është rritur në favor të shpenzimeve, sepse edhe sot kemi një pagë 180 euro dhe e dini shpenzimet sa kanë shkuar. Nuk kemi aspak një përmirësim të raportit punëdhënës-punëmarrës, asnjë ndryshim kemi sa i përket orientimit të Qeverisë së Kosovës kah përmirësimi i kushteve të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Është ajo që ka qenë para dy-tri vitesh, ose më mirë të themi para 10 vitesh sepse nuk kemi një ngritje të pagës minimale. Nuk kemi një marrëveshje kolektike, nuk kemi një sigurim shëndetësor për punëtorë, nuk kemi asgjë. Jemi si në periudhën para 10 vitesh “, thotë ai.
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë nesër, me kërkesën për përmirësim të kushteve të punëtorëve. Protesta do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?