Gazeta10

Nesër fillon Beerfest Kosova – 12 deri me 15 korrik

Ketë të premte (nesër) me datë 12 korrik fillon Beerfest Kosova dhe do të zgjas deri me 15 korrik. Gjatë 4 netëve sa zgjatë festivali do të ketë program fantastik me organizim madhështor.

Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillepsie, Zwada dhe Haliband, janë artistët dhe bendet që do të performojnë në festival. Përveç këtyre emrave festivali është pasuruar edhe me  promo artistët: Redon Berani, Young Arti, Leyla, Angler.

Biletat mund t blini  edhe fizikisht në Sheshin “Ibrahim Rugova”

Blerjen e biletave mund ta bëni edhe fizikisht në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Ekipa e beerfest ju pret në kioskën e brenduar të beerfest prej orës 17:00 deri në ora 22:00.

Ndërsa rezervimin online të biletave, mund ta bëni këtu: Bli bileten

Birra vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështore

Festivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.

Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot ne beerfest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.

Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.

Beerfest Kosova 2024, organizohet nga data 12 deri më 15 korrik 2024, prapa Pallatit të Rnisë në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Bëhu pjesë e festës më të madhe n’vend!

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë