
Më 5 dhe 6 tetor, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet edicioni i dytë i Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll, shkruan Gazeta10.
Këtë sezon skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne do të jenë Trepça, Golden Eagle Ylli dhe Tirana.
Në këtë kompeticion ishte paraparë të merrte pjesë edhe Teuta, por skuadra durrsake nuk ka mundur të marrë pjesë shkaku i problemeve shëndetsore të disa basketbollistëve.
Pas largimit të Teutës, skuadra e Tiranës do të kualifikohet direkt në finale.
Përballja e vetme gjysmëfinale do të zhvillohet nesër ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, ndërsa në sezonin e kaluar këto skaudra u ndeshën në finale të ‘Play-Offit’ të Superligës së Kosovës.
Kjo ndeshje gjysmëfinale luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:00.
Finalja e këtij kompeticioni do të luhet të enjten me fillim nga ora 20:00.
Kampioni në fuqi i Superkupës Mbarëkombëtare është Ylli. /Gazeta10/