
Nesër nisë edicioni i 20-të i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest.
Ky edicion do të zgjasë deri më 4 shtator, dhe do të mbahet n’Konak të Rahovecit, transmeton Gazeta10.
“Hardh Fest 2022”, do të nisë në orën 10:00, teksa ceremonia zyrtare fillon në orën 11:45 thuhet në njoftimin për medie.
“E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili përformonë më 3 shtator. Më këtë rast iu ftojmë që me praninë tuaj, të mbuloni aktivitetet e festës së vjeljes së rrushit Hardh Fest 2022”, thuhet më tej./Gazeta10