
Nesër në Tiranë, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë
Nesër në Tiranë, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë
Nesër në Kuvendin e Shqipërisë nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas njoftimit, të martën, më 20 shtator 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve.
“Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00.
Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”.