Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Netflix me kosto të reja për përdoruesit

Gazeta10
14 February 2023 - 13:38

Pas raportimit të fundit që pati Netflix për përdoruesit e tij se nëse përdoruesit do’të ndajnë llogarin e tyre më të tjerët atëherë ata janë të detyruar të paguajn për çdo shpërndarje të llogaris, për këtë ai ka ardh me një rregullore të re, raporton Gazeta10.

Sipas rregullave të reja, abonentët e planeve Standard ose Premium të Netflix do jenë në gjendje të paguajnë deri në dy persona jashtë familjës së tyre për të përdorur llogarinë e tyre.Kostoja e shtimit të një personi të ri është 7.99 dollarë kanadezë, 4.30 dollarë dhe 6,45 dollarë përkatësisht në Portugali dhe Spanjë, raportoi CNN-i.

Netflixi filloi të prezantojë ndryshimin vitin e kaluar në Kili, Kosta Rika, Peru, Argjentinë, Republikën Domenikane, El Salvador, Guatemalw dhe Honduras. Ai planifikon të nxjerrë rregullat e reja “më gjerësisht” diku para marsit, bëri të ditur kompania në një letër drejtuar aksionerëve muajin e kaluar.

Gjigandi i transmetimit, i cili pësoi humbje të mëdha të abonentëve vitin e kaluar, tha në një postim në blog të mërkurën se ndarja e fjalëkalimit dëmton të ardhurat e tij dhe për këtë arsye kufizoi aftësinë e tij për të investuar në përmbajtje të reja.

Sipas Netflixit, më shumë se 100 milionë familje në mbarë botën ndajnë një llogari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.