
Te Newcastle Unitedi do ta bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Moussa Diaby për sezonin e ardhshëm.
Madje, raportohet se ekipi anglez ka bërë gati një ofertë të majme për futbollistin e Bayer Leverkusenit.
“Daily Mail” shkruan se Newcastle do t’i ofrojë deri në 100 milionë euro për ta transferuar 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2025.
Diaby po pëlqehet shumë nga trajneri i Newcastlet, Eddie Hoëe, i cili po e sheh si përforcim të rëndësishëm prej sezonit të ardhshëm.
Ai po shkëlqen këtë sezon te Leverkuseni, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 7 asistime në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Diaby është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2019 kur iu bashkua nga PSG-ja për 15 milionë euro.