
Derisa spekulimet se Neymar do të largohet nga PSG-ja vazhdojnë, ylli brazilian planifikon që të pensionohet në Francë.
Sulmuesi anësor, tashmë 31-vjeçar, ka kontratë më PSG-në deri më qershor të vitit 2027.
Mediat angleze raportojnë se Neymar preferon që të qëndrojë në Paris, pavarësisht se ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona. Interesim të madh për shërbimet e brazilianit, kishin shfaqur edhe klubet angleze, ndër to më të interesuarit ishte Chelsea.
Neymar nuk është i interesuar për një transferim, pasi llogaritet si një figurë kyçe për skuadrën e PSG-së, së bashku me Mbappen e Lionel Messin.
Këtë sezon, sulmuesi anësor ka 18 gola dhe 17 asistime në 29 paraqitje me Parisin në
të gjitha garat.
Neymar iu bashkua Parisit për një shumë rekorde, prej 222 milionë eurove në vitin 2017.
Me parisienët, 31-vjeçari ka 13 trofe të fituara, mirëpo trofeu kryesor që i mungon, është ai i Ligës së Kampionëve.