
Futbollisti brazilian, Neymar Jr është afër të rikthehet te skuadra e Santosit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Neymar është afër marrëveshjes me ish-klubin e tij.
Neymar së fundi u rikthye nga lëndimi, por trajneri Jorge Jesus e konfirmoi se ai nuk do të bëjë pjesë në ekipin e Al Hilalit në pjesën tjetër të sezonit.
Kështu, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së preferon të rikthehet te skuadra e Santosit.
Kujtojmë që sulmuesi brazilian u bë i njohur pikrisht te Santosi dhe ishte transferuar te Barcelona për 88 milionë euro.