
Sulmuesi Brazilian, Neymar, po kalon në formë jetësore te Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta10.
Neymar aktualisht është sulmuesi me më së shumti kontribute në gola në ligat më të rëndësishme evropiane.
30-vjeçari ka kontribuar këtë stinor deri më tani në gjithsej 15 gola, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.
Në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Lyonit, Neymar bëri paraqitje e 100-të jubilare me fanellën e Parisit në kampionatin francez.
Gjatë këtyre 100 paraqitjeve në Ligue 1, ai ka shënuar 77 gola dhe ka asistuar 46 herë.
Nën urdhërat e trajnerit Christoph Galtier, Neymar e ka gjetur formën e tij më të mirë te kampioni në fuqi i Francës, pikërisht në prag të fillimit të Kampionit Botëror.
Braziliani ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2025.
Neyamr ka shënuar ose asistuar në çdo ndeshje nga Superkupa, te kampionati, por edhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përveç kundër Nantes, kur doli nga bankina dhe luajti vetëm 27 minuta. /Gazeta10/