
Afaristi i njohur dhe njëherësh kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka thënë se janë shpërfaqur parregullsi të mëdha në regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet e shkurtit.
“Kuptova shumë shpejt që tash ka keqpërdorime në aeroport, qysh i kemi pa para dy-tri dite. Ky regjistrim është i paligjshëm dhe i pakuptueshëm”, ka thënë Neziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sipas Nezirit, i pakuptueshëm mbetet fakti që 60 mijë persona të regjistrohen për katër ditë.
“Për mu ka qenë shqetësuese dhe e kam ngritur këtë shqetësim. Dilema është që nëse paraprakisht e merr numrin e regjistrimeve mbi 60 mijë persona të regjistrum brenda 4 dite, i bie që 24 orë stafi i KQZ-së të punojë. Unë nuk i besoj dhe ka mundësi verifikimet qysh e kanë paraparë ligjërisht KQZ-ja me qenë të gjitha”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/