Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nga rruga pa Kurtin në zgjedhje të reja, Abdixhiku takon OJQ-të

Gazeta10
11 July 2023 - 18:49

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Pas takimit javën e shkuar me përfaqësues të mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë ka mbledhur në Prishtinë përfaqësues të shoqërisë civile. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku ka kërkuar zgjedhje të reja.  

Dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile janë detyruar këtë herë të zhvendosen nga qendra në një hotel në periferi të Prishtinës.

Arsyeja është një ftesë e LDK-së, për sic thuhet, diskutime drejt daljes nga situata e tensionuar për veriun dhe izolimin e Kosovës.

Tryeza “Një rrugë pa Kurtin” këtë herë është fokusuar në në propozime konkrete.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kërkuar zgjedhje të reja. 

Abdixhiku para organizatave ka theksuar se vendi duhet të ndërtojë një ekip prej profesionistësh për ta përfaqësuar Kosovën dhe për ta përmisuar imazhin diplomatik.

Pas më shumë se 3 orë diskutimesh, Abdixhiku edhe një herë ka paralajmëruar se do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Javën që shkoi ai takoi gazetarë, redaktorë e kryredaktorë të shumë mediave në Kosovë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.