Lajme

Nga tri orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarit dhe Dheut të Bardhë

Gazeta10
05 Janar 2025 - 10:54

Vazhdon të ketë pritje të gjata për mërgimtarët që po largohen nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë, ku rreth gati katër orë po presin qytetarët përmes këtij pikëkalimi kufitar. Kolona aty është tre kilometra.

Një pikë tjetër ku poashtu po presin gjatë, është ajo te Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 3 orë, me një kolonë një kilometër.

Përreth tri orë po presin edhe në pikën kufitare Mutivodë, ku kolona aty është 450 metra.

Pikat tjera kufitare për të dalë nga Kosova, raportohet të jenë më qetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.