Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ngasësi humbi kontrollin mbi automjetin”, Policia jep detaje për vetaksidentin në Gjakovë

Gazeta10
16 August 2024 - 9:28

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Deçan. Sipas Policisë, ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për Gazeta10 se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.