
Bisedimet mes klubit të Real Madridit dhe Asensios për rinovimin e kontratës së spanjollit kanë ngecur.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi anësor është shprehur i pakënaqur me mungesën e minutave si dhe me pagën aktuale.
“Los Blancos” ndërkohë, thuhet se i kanë bërë një ofertë të re me një rritje të konsiderueshme të pagës por Asensio prapë ka hezituar ta pranojë atë.
Real Madridi momentalisht nuk ka ndërmend të negociojë më tutje për kontratën e tij, dhe në qoftë se Asensio dëshiron qëndrimin në kryeqytetin spanjoll, atëhere duhet të pranojë kushtet e vëna nga klubi.
Asensio u bë pjesë e Real Madridit në vitin 2015, pasi iu bashkua atyre nga klubi i Mallorcës për shumën e 4 milionë eurove.
Deri më tash, ai ka zhvilluar 269 ndeshje me Real Madrid ku ka realizuar 56 gola e ka bërë 29 asistime.
27-vjeçari ka kontratë valide me klubin deri në fund të këtij edicioni.