
Ngërçi politik në vend nuk dihet nëse pritet të kalohet edhe me tentativën e dhjetë që pritet të filloj së shpejti.
Sipas analistit politik, Blerim Gashi bazuar në atë se çka është parë deri tani, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
” Zgjedhjet janë gjëja më evidente për të nxjerr në pah një strukturë tjetër votuese”, tha ai.
Ai përmendi disa sondazhe ku sipas së cilave, nëse mbahen zgjedhje VV e PDK dalin shumë më mirë me rezultat se sa AAK e LDK.
“Shkuarja në zgjedhje është zgjidhje siç po duket.Të gjitha lëvizjet e deritashme janë vetëm lojë nervash”, shtoi tutje Gashi.