Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist në Banjskë

Gazeta10
11 Shtator 2024 - 12:43

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se është punuar intensivisht për të arritur deri te ngritja e kësaj aktakuze.

Ai ka shtuar se në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është edhe Milan Radoiçiqi.

Ai bëri të ditur se rezultatet e ekzaminimit janë kryer jashtë vendit dhe se kjo ka ndikuar që të shtyhet ngritja e aktakuzës.

“Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve nga jashtë vendit ishte shkaku i vonimit të kësaj aktakuze”, ka thënë Isufaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.