Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nikaj për targat: Qeveria sërish e shpërfaqi joseriozitetin për obligimet në dialog

Gazeta10
31 October 2022 - 23:00

Bernard Nikaj – anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prime Time, ka komentuar masat e sekuencuara për vendimin për targat.

Nikaj ka thënë se Qeveria e Kosovës edhe njëherë ka treguar joseriozitetin që e ka për obligimet karshi dialogut, transmeton Gazeta10.

“Ky vendim i qeverisë edhe njëherë e shpërfaqë joseriozitetin e Qeverisë në raport me obligimet, por edhe me partneritetin që ne si shtet e kemi me miqtë tanë ndërkombëtarë kur është cështja tek dialogu. Sepse ajo cka ka ndodhë të premten, nuk është zbatim i pjesshëm, por është tërheqje nga premtimi për zbatim dhe në anën tjetër është acarim i marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.