
Në Malet e Sharrit një bjeshkatar ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta10.
Për këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur aksionin për shpëtimin e tij.
“Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar me aksionin e shpëtimit në Malet e Sharrit të një bjeshkatari të lënduar. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohe . Na uroni fat!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkaq në disa media u raportua se personi i lënduar dyshohet se ështe diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë dhe transportimi i tij për në spital do të bëhet me helikopter.
Gazeta10 do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi./Gazeta10