Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis me përplasje verbale numërimi i votave për deputetë, ndërhyn policia

Gazeta10
11 February 2025 - 19:59

Forca të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda sallës “1 Tetori” në Prishtinë për shkak se disa komisionerë të VV-së dhe LDK-së janë përplasur verbalisht mes vete.

Sipas raportimeve   konflikti verbal nisi për shkak të një vote, ku komisionari i VV-së ka kërkuar që një votë të shpallet e pavlefshme, ndërsa komisioneri i LDK-së kërkoi që vota të llogaritej si e vlefshme, ndërsa kalimin në konflikt fizik e ndaloi Policia e Kosovës.

Ndërsa, tashmë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatë për deputetë, pas më shumë se tri ore vonesë.

Vonesa u shkaktua për shkak të problemeve me sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.