Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis mësimi në të gjitha nivelet në Kosovë, nxënësit i gëzohen rikthimit në shkollë

Gazeta10
03 October 2022 - 19:39

Pas më shumë se një muaji, dyert e shkollave janë rihapur në Kosovë. Me pezullimin e grevës, janë rikthyer edhe nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet shkollore për të vazhduar procesin mësimor. Nxënësit janë shprehur të lumtur që sërish janë rikthyet në bankat shkollore, raporton Kanal10.

Raporti: Hana Marteti, Kamera: Rexhep Gashi.

Pritjes për dëgjimin e ziles së shkollës i erdhi fundi.

Kjo ka sjell edhe buzëqeshjen e gëzimin te shumë fëmijë në Kosovë.

Pas më shumë se një muaji si pasojë e grevës, dyert e shkollave u hapën për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Në mesin e tyre ka qenë edhe shkolla “Dardania” në kryeqytet.

Nxënësit janë shprehur të lumtur për fillimin e procesit mësimor.

Pavarësisht që nuk u përmbushën kërkesat e tyre për çka edhe kishin hyrë në grevë, mësimdhënësit janë shprehur të lumtur që është rikthyer mësimi.

Drejtori i shkollës “Dardania” në Prishtinë, Isak Bregaj ka thënë se mësimi ka nisur në mënyrë të rregullt, derisa sipas tij, shkolla i ka kryer të gjitha përgatitjet.

Ai ka shtuar se do të mundohen që të kompensojnë dëmin që është shkaktuar nga greva mbi njëmujore.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, por ajo është pezulluar deri në janar të vitit të ardhshëm, pasi sindikatat nuk kishin arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 eurove, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Për këtë, ekzekutivi i vendit ka kërkuar që të kompensohen orët e humbura si pasojë e grevës, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga SBASHK-u./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.