
Vendi ku pushojnë trupat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lagjen Velania në Prishtinë po merr pamje tjetër.
Ka disa ditë që aty kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës së këtyre varrezave, raporton Gazeta10.

Për rregullimin e këtij parku siç mëson Gazeta10 është përkujdesur Agjensioni i Memorialëve dhe Kompleksëve.
Përveç shtrimit më kubza, varrezat do të kenë edhe ndriçim.
Mirëpo pjesë e këtij plani rregullues nuk do të jenë varrezat e të vrarëve në konfliktin në Kumanovë, ndonëse largësia me varrezat e dëshmorëve është me pak se 10 metra.

Në fotografi shihen se varrezat e të vrarëve në konfliktin në Maqedoni të Veriut vazhdojnë të jenë pa asnjë përkujdesje dhe në gjendje të mjerueshme. /Gazeta10/
Kështu duken tani varrezat e deshmorëve të UÇK-së në lagjen Velania:





Pamje të varrezave të të vrarëve në Kumanovë:

