Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis sundimi i Mbretit Charles III

Gazeta10
09 September 2022 - 17:54

Froni i Mbretërisë së Bashkuar i ka kaluar në trashëgim Mbretit Charles III, menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Charles pritet që të shpallet zyrtarisht Mbret të shtunën, dhe kjo do të ndodhë në pallatin e Saint James në Londër, përpara një organizmi ceremonial që njihet si Këshilli i Aderimit.

Në ceremoni do të njoftohet vdekja e mbretëreshës Elizabeta e më pas do të shpallet me zë të lartë sundimtari i ri. Deklarata do të firmoset nga një sërë personalitetesh të larta, përfshirë kryeministren dhe Arqipeshkvin e Canterbury.

Vëmendje e shtuar do t’i kushtohet detajeve të ceremonisë, elementeve që do të shtohen apo ndryshohen, si një sinjal i një epoke të re.

Mbreti do të marrë pjesë në një takim të dytë të Këshillit të Aderimit, bashkë me këshilltarët e monarkisë dhe më pas, siç e kërkon tradita që daton që në shekullin e 18, do të bëjë betimin për të mbrojtur Kishën e Skocisë.

Shpallja publike e Charlsit si mbret do të bëhet në ballkonin e pallati të Saint James, nga një zyrtar monarkisë.  Ai do të thërrasë “God Save the King” dhe përherë të parë që prej 1952-shit, himni kombëtar do të luhet me fjalët “Zoti e shpëtoftë Mbretin”.

Përshëndetje me armë do të bëhen në Hyde Park, Kullën eLondrës dhe shpallja mbret e Charlsit të 3 do të lexohet në Edinburgh, Cardiffand Belfast.

Momenti më simbolik do të jetë dita kur Charlsi do të kurorëzohet zyrtarisht, duke qenë se nevojiten përgatitje, kurorëzimi nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Elizabeta trashëgoi fronin në shkurt të 1952-shit, por u kurorëzua si mbretëreshë në qershor të vitit 1953./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.