Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisma kundër raportit të Dick Martyt, Rama i dërgon letër krerëve të vendeve anëtare të KiE

Gazeta10
18 October 2022 - 9:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se ka firmosur një letër drejtuar kryeministrave dhe presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në përpjekje për të nisur një raport vijues kundër raportit të Dick Martyt, raporton Gazeta10.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar letrën e plotë duke shtuar se qëllimi i saj është të informojë krerët e shteteve për këtë përpjekje të nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, “për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Evropës”.

“Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin”, thuhet në letër. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.