
Një 20-vjecar është arrestuar sot në Komunën e Podujevës, nën dyshimin se e ka rrahur një person tjetër, dhe më pas ka publikuar videon e sulmit në rrjete sociale.
Këtë e ka bëtë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për medie, raporton Gazeta10.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim. F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar më datën 24.10.2022”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Gazeta10