Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një polic është sulmuar nga një 22-vjeçare.
Sinjali mëson se derisa Policia po patrullonte, ka ndalur një veturë për kontroll, por është përballur me të dyshuarën, e cila nuk zbatoi urdhrat zyrtarë.
Situata aty ka eskaluar dhe e njëjta e ka goditur një zyrtar policor dhe për pasojë u arrestua dhe u shoqërua në stacion.
Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.