Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një 53-vjeçare gjendet e vdekur në Vushtrri, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”

Gazeta10
12 Gusht 2025 - 17:54

Një grua rreth moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur të martën rreth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrrisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet mbi rastin janë në vazhdim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.