Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një avokat dhe një person tjetër arrestohen për mashtrime me dokumente

Gazeta10
25 October 2022 - 17:19

Një avokat dhe një person të tjetër janë arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për medie, I.L dhe M.T (avokat), janë arrestuar për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, raporton Gazeta10.

“Personat e lartcekur dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, pas një marrëveshje p​araprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ku të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një cerifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material. Ndërsa, personi me inicialet I.L., dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar dokumentin e falsifikuar, respektivisht një certifikatë të gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, ku me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas KPRK-së”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, raportohet se se të dyshuarit ndodhen në masën e ndalimit prej 48 orësh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.