Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një belge e një franceze janë viktimat që ranë në humnerë në Valbonë

Gazeta10
09 May 2023 - 18:07

Një belge dhe një franceze janë viktimat që kanë humbur jetën pasi ranë në një humnerë në Valbonë, derisa po e eksploronin vendin, ka konfirmuar Policia e Shtetit e Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, derisa, për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e policisë që ndodhen në vendngjarje, e patën të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera, po ashtu as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkaq nga Kosova është nisur edhe një ekip prej 10 anëtarësh nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.