Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një burrë e një grua arrestohen për vjedhje të rënda në Prishtinë

Gazeta10
29 August 2024 - 22:17

A.M., 40-vjeç dhe A.Q., 23-vjeçare, janë arrestuar sot nën dyshimin për pesë vjedhje të rënda.

Policia njofton se vjedhjet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për  pesë vjedhje të rënda

Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar:

– A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  pesë raste të vjedhjeve të rënda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.