
Një qytetar nga fshati Muzeqinë i Shtimës është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se kanë probleme me energjinë elektrike.
Ai tregon se që 6 vite kanë bërë kërkesë sa i përket energjisë elektrike për ta forcuar atë, por që nuk është ndërrmarr ndonjë veprim.
“Kemi bërë peticione disa herë, rrymën e kemi shumë të doptë dhe kur kam qenë verës në Kosovë për pushime, besoni se aq e doptë është sa që një derë të garazhdës nuk kishte mundësi rryma me qelë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10