Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

Gazeta10
18 January 2024 - 14:04

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

E lënduar është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Gazeta10 se nuk ka viktima.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për Gazeta10.

Për gjendjen e vajzës së lënduar për Gazeta10 ka folur Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Sapo është sjellë në Emergjencë, është duke u trajtu nuk dihet ende a është jashtë rrezikut për jetë mosha e saj është rreth të 20-tave”, ka thënë shkurtimisht Syla. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.