Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Një hap kyç drejt integrimit evropian”, Ambasada gjermane i gëzohet suksesit të Gjykatës Kushtetuese

Gazeta10
03 March 2025 - 16:12

Para disa ditësh, Kosova mori një lajm goxha të mirë.

Institucioni kryesor i drejtësisë së shtetit u pranua si anëtare me të drejta të plota në mesin e gjykatave evropiane.

Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e plotë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

Kësaj arritje i është gëzuar fort edhe Ambasada e Gjermanisë.

Përmes një postimi në story të Facebookut, thuhet se ky është një hap kyç drejt integrimit evropian.

Po ashtu u falënderua për punën dhe bashkëpunimin edhe ish-kryetarja Gresa Caka-Nimani.

Gjithashtu në postim shprehet kënaqësia e bashkëpunimit edhe me kryetarin aktual, Nexhmi Rexhepi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.