Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtinës

Gazeta10
26 December 2024 - 13:35

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur mes tri veturave dhe një kamioni në qendër të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se i lënduari në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Bill Kllinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marr një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.