Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Drenas

Gazeta10
21 August 2023 - 14:05

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Drenas ndërsa tre tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të  cilit për shkaqe të panjohura deri më tash ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.