
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala nga veriu i Mitrovicës është raportuar se një jave nga vendosja e barikadave në veri gjendje është e qetë.
Ajo shton se vazhdon mbikëqyrje nga patrullat e KFOR-it dhe të EULEX-it, raporton Gazeta10.
“Në këtë mëngjes barikada në fshatin Rudar është vizituar nga një ekip i gazetarëve holandez të cilët kanë ardhur për të shikuar situatën më nga afër”, tha ajo.
Sipas gazetarës të Kanal10, ajo ka tentuar të marrë në prononcim ekipin e gazetarëve holandez por ata kanë thënë se duhet ta analizojnë situatën dhe pastaj mund të japin një mendim.
Gazetarët vijnë nga gazeta më e madhe holandeze e cila është me seli në Romë të Italisë./Gazeta10